• Kupa e Shqipërisë, Partizani e Vllaznia sigurojnë finalen

    Publikuar: 2 Mar 10:01

    Partizani dhe Vllaznia do të luajnë nesër në mbrëmje në finale e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, verdikt që doli në përfundim të takimeve gjysmëfinale të zhvilluara sot në “Asllan Rusi”. Nëse kualifikimi i Partizanit ishte më i pritshëm (eliminoi shijakasit), pasi komandon kampionatin dhe nuk ka asnjë humbje këtë sezon, më interesante sfida tjetër gjysmëfinale, që vuri përballë Farka Volej dhe Vllazninë.

    Shkodranët fituan 3-1 me përmbysje ndaj Farkës, duke u hakmarrë për humbjen e pak ditëve më parë në kampionat. Suksesi i Vllaznisë ishte i vështirë por i merituar, duke dueluar nesër për trofe. Ndërsa Partizani mundi me lehtësi 3-0 Erzenin, që dueloi vetëm në setin e parë, ndërsa më tej loja ishte vazhdimisht nën komandën e të kuqve, që janë edhe favoritët kryesorë në finale. Nesër në orën 16:00 luhet finalja e femrave mes Barleti Volej e Tiranës, ndërsa në orën 18:00 luhet ndeshja Partizani-Vllaznia.

    Gjysmëfinale femra (1 mars)

    Tirana – Teuta, 3-2 (18-25, 16-25, 25-18, 25-23, 15-12)

    Barleti Volej – Partizani, 3-1 (25-22, 18-25, 25-19, 28-26)

    Gjysmëfinale meshkuj (2 mars)

    Partizani – Erzeni, 3-0 (25-23, 25-13, 25-15)

    Farka Volej – Vllaznia, 1-3 (25-18, 20-25, 22-25, 17-25)

    Finale, meshkuj + femra (3 mars)

    Tirana – Barleti Volej, ora 16:00 (Asllan Rusi-1)

    Partizani – Vllaznia, ora 18:00 (Asllan Rusi-1)

    Nga nje ndeshje e kampionatit te volejbollit

    Lexo postimet e tjera