Futboll

Kupa e Shqipërisë për moshat, më 20 janar luhen 1/8-tat

Rikthehet të luhet fundjavën e ardhëshme edhe Kupa e Shqipërisë për moshat. Sektori I Garave pranë FSHF-së ka përcaktuar së fundmi edhe çiftet e përballjeve për 1/8-tat e Kupës së Shqipërisë në futboll për moshat U-17 dhe U-19, një kompeticion që regjistron kështu edhe edicionin e tretë, 2017-2018. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 32 skuadra në rang kombëtar të moshës U-17 dhe U-19. Ndeshjet e kësaj kupe do të luhen me sistem grumbullimi në Qendrën Sportive në Kamzë. Ndërsa takimet finale do të luhen në stadiumet e Elbasanit dhe të Tiranës.

Më poshtë janë përballjet për 1/8-tat, teksa rregullorja e Kupës për vijimin parashikon që:

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 2 skuadrave të kualifikuara nga turi I dyte I Grupit A dhe Grupi B U-17 & U-19.

2 (dy) skuadrat e kualifikuara të grupit A do të jenë të vendosura në vazon e parë dhe 2(dy) skudrat e kualifikuara të Grupit B do të jenë të vendosura në vazon e dytë.

Skuadrat e vazos së parë do të luajnë me skuadrat e vazos së dytë që do të përcaktohen nga shorti.

Ekipet fituese të dy çifteve gjysmë-finaliste do të luajnë ndeshjen finale për të përcakuar skuadrën fituese të Kupës së Shqipërisë U-17 dhe U-19

Kupa e Shqipërisë për Moshat, U-17 Gr A sezoni 2017-2018

Nr

Ndeshja

Data

1

Vllaznia-Porto

20.01.2018

2

Tirana-Shkendija Tr

20.01.2018

3

Internacional-Partizani

20.01.2018

4

Laci-Kukesi

20.01.2018

Kupa e Shqipërisë për Moshat, U-19  Gr A sezoni 2017-2018

Nr

Ndeshja

Data

1

Shkendija Tr-Internacional

20.01.2018

2

Partizani-Porto

20.01.2018

3

Vllaznia-Akademia AAS

20.01.2018

4

Tirana-Akademia

20.01.2018

Kupa e Shqipërisw pwr Moshat, U-17  Gr B sezoni 2017-2018

Nr

Ndeshja

Data

1

Besa-Shkendija Dr

21.01.2018

2

Flamurtari-A.F Dinamo

21.01.2018

3

Teuta-Luftetari

21.01.2018

4

Dinamo-Skenderbeu

21.01.2018

Kupa e Shqipërisë për Moshat, U-19  Gr B sezoni 2017-2018

Nr

Ndeshja

Data

1

Shkendija Dr-Skenderbeu

21.01.2018

2

A.F Dinamo-Pogradeci

21.01.2018

3

Luftetari-Teuta

21.01.2018

4

Flamurtari-Dinamo

21.01.2018

Më shumë nga Futboll