Futboll

Kupa Libertadores, “Superclasico” në shifra dhe fakte

I konsideruar nga pjesa më e madhe si derbi më i rëndësishëm në botë, “Superclasico” do të luhet për herë të parë (e shtunë 21:00) në histori në finalen e Kupës Libertadores. Boca dhe River Plate do të sfidohen në atë që do të jetë përballja e fundit e dyfishtë në një finale të Libertadores.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Duke filluar nga eidicioni i ardhshëm drejtuesit e Champions League-ës së Amerikës së Jugut kanë vendosur se do të luhet vetëm një ndeshje në finale. Ndërkohë, Boca Juniors do të ketë mundësinë të fitojë titullin e shtatë në këtë kompeticion dhe të barazojë Independiente-n si klubi më i suksesshëm në hostorinë e Libertadores.

Për shkak të mungesës së tifozëve në transfertë, ashtu siç ndodh në ndeshjet e kampionatit argjentinas, “Bombonera” do të jetë një ferr i vërtetë për miqtë.

Forma e Boca-s
Boca do të paraqitet në këtë takim pas pesë fitoreve të marra në gjashtë ndeshjet e luajtura deri tani në Kupën Libertadores. Dy nga ato tri fitore janë arritur me rezultatin 2-0.

Verdheblutë kanë një ecuri të mirë në ndeshjet e luajtura në shtëpi, me vetëm dy humbje në 14 ndeshjet e fundit zyrtare, por një nga ato humbje (2-0) është pësuar kundër rivalëve të përjetshëm të River Plate.

Forma e River
Miqtë, nga ana tjetër, River nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet e Kupës Libertadores që ka luajtur në transfertë (3 fitore, 3 barazime), duke mos pësuar gol në katër nga gjashtë ndeshje. Megjithatë, River ka humbur dy ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë.

Përballjet direkte
– Boca kryeson në përballjet direkte me 88 fitore nga 246 ndeshje (88 fitore, 77 barazime, 81 humbje).

– Boca ka mbyllur në avantazh pjesët e para në katër nga pesë fitoret e marrë në shtëpi në Kupën Libertadores.

– River nuk ka pësuar asnjë humbje në shtatë përballjet e fundit të luajtura në fushën e Boca-s (6 fitore, 1 barazim), por nuk ka arritur të shënojë në gjashtë nga dhjetë transfertat e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet.

Më shumë nga Futboll