RUSI 2018

Kur çorapet kushtojnë 60 mijë euro!!!

Mbrojtësi i Suedisë, Andreas Granqvist, ka marrë një paralajmërim nga FIFA që të mos përdorë më çorape sipër getave të uniformës, përndryshe do të gjobitet me 60 mijë euro.

Ai ka veshur çorape të markës “Trusox” gjatë gjithë turneut, por kjo është në shkelje me rregullat e FIFA-s, që parashikon se të gjitha uniformat duhet të jenë njëlloj, edhe pse në rastin e suedezit dallimi është aq i vogël sa as gjyqtari nuk e ka vënë re.

Futbollistët e tjerë që rrezikuan gjobën për të njëjtën arsye, por që nuk janë më në Kupën e Botës ishin Luis Suarez i Ururguajit, Mile Jedinak i Australisë dhe Alfred Finnbogason i Islandës.

Më shumë nga RUSI 2018