Futboll

Kur do të largohet nga Barça? Pique: Nuk do të bëj gabimin e Puyol

Gerard Pique është tërhequr nga kombëtarja spanjolle, e megjithatë, kur vjen puna tek Barcelona, 31-vjeçari nuk ka një datë fikse se kur do të heq dorë nga klubi.

Duke folur për eksperiencën e tij 10 vjeçare në  “Camp Now”  , Pique është shprehur se është sakrificë të luash mbrojtës në një klub si Barcelona, kjo për shkak të mënyrës së tyre të lojës, por padyshim e cilëson si dekadën më të bukur të karrierës së tij. Spanjolli është një pikë kyçe për Ernesto Valverde dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2022, por ai është i kujdesshëm që të vendosë një datë përfundimtare, duke theksuar se nuk dëshiron që të bëjë gabimin e ish-shokut të tij, Puyol.

“Duhet të bësh shumë sakrifica këtu tek Barcelona, sidomos duke luajtur në pjesën e prapme, për shkak të mënyrës se si ne luajmë, ndonjëherë për humbjen ne na mbetet faji. Ka gjithmonë shumë konkurrencë, lojtarët më të mirë në botë vijnë këtu dhe duhet të luftojnë për vendin e tyre. Kanë kaluar 10 vjet, kështu që çdo vit i ri është një tjetër për të shijuar. Nuk do të bëj gabimin e Puyol që tha se do të luante në Barcelonë deri në moshën 40 vjeçare, dhe vitin tjetër i duhej të tërhiqej. Unë do të gëzoj çdo vit, dhe kur kur të vijë koha, do të largohem”, u shpreh 31-vjeçari.

Pique sapo ka mbushur 10 vite në klubin katalanas, një dekadë shërbimi besnik për gjigandët spanjollë, që nga rikthimi Manchester United. Debutimi i tij në “Camp Now”  ka ndodhur në vitin 2008, një produkt i Akademisë së Barcelonës, i ri-nënshkruar pasi provoi vlerën e tij në Angli. CV-ja e tij është shumë e pasur, që përfshin një Kupë Botë, kampionate europiane, tituj të shumtë të La Ligas dhe Champion Leage.

Më shumë nga Futboll