Futboll

Kur “gafat” të kushtojnë vendin e punës!!!

Loris Karius nuk do të harrojë kurrë gabimet në Kiev, por nuk është e thënë se karriera e tij ka marrë fund. Por ndoshta edhe gjithçka ka mbaruar… Futbolli ndonjëherë fal, por ndonjëherë një “gafë” mund të sjellë fundin e karrierës.

Image result for karius kiev

KARIUS

“Gafa” që kushtojnë vendin e punës. Khan i ka thënë Karius se më e keqja duhet ende të vijë. Të gjithë do të kujtojnë gjithmonë atë që ai bëri në Kiev, edhe nëse do të luajë shumë mirë në vitet e ardhshme. Një dënim? Futbolli jep, por edhe merr. Kjo vlen edhe për vendin në lavdi. Historitë e portierëve, në këtë aspekt nuk mungojnë. Edhe pse e ardhmja e Karius duket e shënuar, nuk është e thënë se nuk mund të rilindë dhe të harrojë, gjithnjë nëse mundet, atë të ndodhi në Kiev.

Image result for edwin van der sar

VAN DER SAR

Edwin Van Der Sar ishte fajtori kryesor për dy titujt e humbur nga Juventus në dëm të Roma dhe Lazio, sidomos në sezonin 2000/01 me dy gafat që bëri holandezi në sfidën direkte ndaj Lazio. Largimi i portierit holandez ishte i pashmangshëm. Por ai pati hakmarrjen e tij, rilindi te Manchester United dhe fitoi Champions League, si një nga protagonistët kryesorë të triumfit në Moskë kundër Chelsea.

Image result for jens lehmann

LEHMAN

Portieri gjerman mbërriti te Milan në vitin 1998 për të zëvendësuar Sebastiano Rossi, por shumë shpejt nisi të kontestohej nga tifozët kuqezi. Shumë prej tyre do të mbajnë mend akoma gabimin në humbjen 1-3 ndaj Fiorentina. Gabon fatalisht në golin e parë të Batistuta, më pas prek me dorë topin e ardhur nga Costacurta dhe “Batigol” nuk e fal me një goditje dënimi brenda zonës. Në Serie A mori fund, por rilind në Bundesliga, ku shkëlqen me Dortmund dhe fiton titullin. Më pas, vazhdoi të shkëlqente deri në fund të karrierës me Arsenal.

Image result for antonioli roma

ANTONIOLI

Përvoja e tij te Roma dhe Milan ishte e pafat. Portieri bëri disa “gafa” që i kushtuan vendin e punës. I paharrueshëm është gabimi në derbin e Milanos kur pësoi gol nga 40 metra, nga një goditje pa pretendime e De Agositini. Te Roma fitoi titullin kampion në vitin 2001, por bëri gjithçka për t’ia vështirësuar punën skuadrës së Capello duke pësuar gola qesharak ndaj Perugia dhe Napoli. Eliminimi nga Champions League ishte vetëm faji i tij me dy golat e pësuar ndaj Ajax, ku as vetë De Jong dhe Ibrahimovic nuk e kuptuan si arritën të shënojnë. Ishte fundi i karrierës së tij…

Image result for Goicoechea roma

GOICOECHEA

Vetëm emrin ka të ngjashëm me argjentinasin Goicoechea që e ndihmoi skuadrën e Maradona të shkonte deri në finalen e “Itali ‘90”. Në sezoni 2012/13, me dëshirën e Zeman, uruguaiani bëhet portieri i Roma dhe gjithçka ishte një tragjedi. I aftë në lojën në këmbë, por aspak me atë me duar, ku duket se i kishte prej “gjalpi”. Kurioz ishte goli i pësuar nga Cagliari, kur e futi vetë topin në rrjetë, edhe pse po dilte jashtë. Ai sezon shkatërrimtar që bëri me Romën praktikisht i mbylli karrierën, sepse që atëherë nuk është parë më kurrë në futbollin e niveleve të larta.

Image result for Ferdinando Coppola napoli

COPPOLA

Një tjetër portier që rrezikoi fundin e karrierës, si pasojë e zgjedhjeve të Zeman. Në vitin 2000, Ferdinando Coppola është portieri premtues i të rinjve të Napoli. Trajner çek e mori në ekipin e parë dhe debutimi i tij ishte një makth, një ditë e tmerrshme, me pesë gola të pësuar ndaj Bologna. Pas ndeshjes duke qarë tha: “Më shkatërruar karrierën.” Vazhdoi të luante futboll në Serie A me Ascoli, Reggina, Siena, Atalanta, Bologna dhe Verona, por kurrë nuk u bë ai portier i madh që mendohej se do të ishte.

Më shumë nga Futboll