Futboll

Kur Napoli mundte Inter-in në javën e 9 me Careca-n dhe Maradona-n…

Është sfida mes dy skuadrave pa humbje në Serie A. Napoli-Inter nuk vendos përballë njëra-tjetrës vetëm të parën dhe të dytën e klasifikimit,  por më shumë se kaq… Sepse numrat e arritur deri tani nga të dyja skuadrat i vendosin ato në majën e klasifikimit të kampionatit elitar të futbollit italian. Të kaltrit kanë sulmin më të mirë të sezonit me 26 gola të shënuar dhe një mesatare 3.25 për ndeshje. Ashtu si Napoli zikaltrit kanë mbrojtjen më të mirë, (edhe Roma, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak të luajtur) me vetëm 5 rrjeta të pësuara, praktikisht duhen dy ndeshje për të ndëshkuar Handanovic-in.

Humbja e fundit e të kaltërve daton në javën e 26-të të sezonit 2016-2017, Napoli-Atalanta 0-2, dhe më pas vijnë 20 rezultate pozitive të ndara në 18 fitore dhe vetëm dy X.

Humbja e fundit e zikaltërve ka qenë në javën e 36 të sezonit të kaluar, Inter-Sassuolo 1-2, dhe më tej vijnë 10 rezultate pozitive, të ndara në 9 suksese dhe 1 barazim.

Krahasimi mund të vazhdojë për shembull me portat e paprekura, me Inter-in dhe Napoli-n në kuotën 4 (barazohen vetëm nga Juve dhe Roma). Pra, numra për të prezantuar sfidën e të  shtunës ka me shumicë.

Gjithsesi, duhet përmendur një fakt. Napoli-Inter në javën e 9 të Serie A janë dy të tilla: në 1935-1936 që përfundoi 3-2 (dygolësh i miqve me anë të Devincenzi dhe për të kaltrit Rossetti, Buscaglia, Sallustro); në 1989-1990 me rezultatin 2-0 që mban firmat e të mëdhenjve Careca dhe Maradona… dhe në fund të sezonit titulli i dytë në historinë e Napolit.

PS:”Beneamata” nuk fiton në Napoli që nga 1997-1998, ishte 19 tetor dhe i pari shënoi Galante dhe më pas një autogol i Turrini fiksuan rezultatin final në 2-0.

PËRBALLJE DIREKTE NË NAPOLI (SERIE A)

71 takime të diskutuara
36 fitore Napoli
18 barazime
17 fitore Inter
91 gola të realizuar nga Napoli
69 gola të realizuar nga Inter

SFIDA E PARË NË NAPOLI (SERIE A)
Napoli-Inter 3-1,  java 9° 1929/1930

SFIDA E FUNDIT NË NAPOLI (SERIE A)
Napoli-Inter 3-0, java 15° 2016/2017

 

Më shumë nga Futboll