Connect with us

Futboll

Kur Real Madrid kutërbonte era alkol, 10 vjet nga sulmi i presidentit Calderon

Plot 10 vite më parë shpërtheu hapur jo vetëm në dhomat e zhveshjes e zyrat e Real Madrid, por edhe mediatikisht e publikisht kriza te galaktikët e Real Madrid. Një krizë që më shumë se për rezultatet sportive u bë e bujshme për sulmin e ndërsjelltë të presidentit të asaj kohe Ramon Calderon e Predrag Mijatovic në detyrën e drejtorit sportive në adresë të disa prej futbollistëve të ekipit galaktik, pa kursyer dyshen braziliane, fenomenin Ronaldo e Robinho, Guti, madje edhe Beckham, e më pas përgjigja dhe reagimi i tyre ndaj drejtuesve të ekipit mbretëror, ndërkohë q ëish-trajneri, Fabio Capello, preferoi të bënte sehir, duke mos u përfshirë në atë shfaqje të shëmtuar.

Rezultate imazhesh për real Madrid 2006-2007 calderon

Kriza e Rela Madrid të epokës së Fabio Capello, vijon të bëjë për të diskutuar, ndonëse në distancë prej 10 vitesh nga periudha kur ndodhi praktikisht. Ishte pikërisht fillim viti 2007 dhe formacioni i Los Blancos nuk bindte as në fushë dhe as jashtë saj, aq sa zërat mbi atë që vërtetë ndodhte në dhomat e zhveshjes sugjestionoheshin në mënyrë të vazhdueshme. Dhe më e çuditshmja, askush kurrë nuk mori iniciativë për t’i përgënjeshtruar ato, përkundrazi. Akoma edhe sot, shumë prej atyre zërave gjejnë konfirmimin në tregimet dhe dëshmitë të atij që asaj kohe ishte president. Si ato që flisnin për dhomat e zhveshjes së skuadrës që kutërbojnë era alkol, për shkak të jetës së çmendur të disa prej elementëvë të ekipit.

Rezultate imazhesh për mijatovic calderon

 

“Kam parë situata gjatë atij sezoni, por edhe në të tjerë, në të cilat disa futbollistë nuk mbërrijnë në kushtet më të mira për të bërë punën e tyre. Bëhej fjalë për dhoma zhveshje të copëtuar dhe brazilianë, mbi të gjithë Ronaldo e Robinho që mbërrijnë të dehur në Valdebebas për stërvitje”, ka treguar Predrag Mijatovic, sulmuesi serb i Real Madrid, i njohur jo vetëm në Spanjë por veçanërisht edhe në Itali për atë gol të shënuar në finalen e Champions League kundër Juventus në edicionin e vitit 1998, që në epokën e krizës së madrilenëve ishte në cilësinë e drejtorit sportive të Real Madrid. Gossip ky i konfirmuar nga serbi gjatë një interviste të dhënë për ‘El Larguero’, programa i stacionit radiofonik spanjoll Cadena Ser.

Rezultate imazhesh për ramon calderon vs guti and beckham

Dhe jo vetëm. Marrdhëniet ishin të shkatërruara në të gjitha nivelet. Kështu, edhe presidenti i asaj kohe, Calderon e kapi me Guti, përballë një plateje me studentë të universitetit, duke e cilësuar spanjollin si një “zbulim 31-vjeçar”, për të vijuar më pas me sulmin ndaj skuadrës. “Ju student keni kulturë dhe formim, ata në mënyrë të theksuar nuk e kanë. Janë vanitozë, por kanë ego, të gjithë kanë ndjesinë e të qënit super figura. Një futbollist i Real Madrid nuk paguar kurrë, pavarësisht se ku shkon. Më pas mund t’ju them për çekuilibrat, përshembull, Iker Casillas përfiton nëntë milionë euro në vit, ndërsa Diego Lopez, rezervë përfiton vetëm 300 mijë euro”, theksoi ndër të tjera ish-presidenti i klubit madrilen, ndërkohë që përfundim nuk la pa përmendur as David Beckham.

Rezultate imazhesh për ramon calderon vs guti and beckham

Calderon e pat cilësuar Beckham si një futbollist mesatar, madje duke e konsideruar shitjen e tij te Galaxy si një transaksion të suksesshëm për një futbollist që nuk kërkohej nga asnjë klub tjetër dhe që kishte blerë një shtëpi në Los Angeles, që përpara zyrtarizimit të transferimit, duke nënkuptuar se marrëveshja ishte lidhur fshehurazi nga anglezi me amerikanët. Të gjitha këto deklarata të ish-presidentit Calderon ishin regjistruar nga një gazetar i infiltruar në atë sallë universitare e më pas u publikuan, duke detyruar ish-numrin 1 të klubit të bënte ndjesë publike, e madje të zhvillonte një takim përballë vetë futbollistëve që kishte cituar. Në atë takim, ishte pikërisht David Beckham ai që reagoi më ashpër ndaj Calderon, duke e konsideruar atë gënjeshtar dhe të padenjë.

Më shumë nga Futboll