• Kursen 25 milionë euro, Milan zyrtarizon largimin e sulmuesit te Spartak Moscow

    Publikuar: 30 Dec 8:09

    Luiz Adriano është tashmë zyrtarisht një sulmues i Spartak Moscow. Mungojnë vetëm vizitat mjekësore dhe menjëherë më pas do të mbërrijnë edhe komunikatat dhe njoftimet, por këtë pasdite, Milan dhe Spartak Moscow kanë firmosur kontratat e këtij transaksioni. Qendërsulmuesi Brazilian largohet kështu nga klubi kuqezi pas një sezoni e gjyëm, por pa lënë asnjëherë një gjurmë të vërtetë në këtë aventurë te Milan. Statistikat nuk janë aspak pozitive për atë, me vetëm 6 gola të shënuar me kuqezinjtë në 34 ndeshje, mes kupës dhe kampionatit.

    Rezultate imazhesh për luiz adriano adriano galliani
    Luiz Adriano përfitonte 5 milionë euro në sezon, me një kontratë te Milan që skadonte në 2020.

    Gjatë ditëve të fundit, administratori i deleguar kuqezi, Adriano Galliani kishte udhëtuar drejt Brazilit, në Rio de Janiero, pikërisht për të sistemuar të gjitha detajet e këtij transferimi. Tashmë mbetej vetëm të limohej ndonjë detaj i fundit, përpara se të sigloheshin firmat e të gjitha palëve në kontratë. Firma të cilat për Milan dhe Spartak Moscow janë hedhur e zezë mbi të bardhë këtë pasdite, ndërkohë që akordi mes rusëve dhe vetë futbollistit ishte arritur që më parë. Nga ky transaksion, Milan përfiton një avantazh ekonomik në terma të kursimit, pasi rroga e brazilianit Luiz Adriano ishte shumë e majme. Ai kushtonte plot 5 milionë euro në bilancin e Milan, me një kontratë që skandonte në vitin 2020. Në prespektivë, kuqezinjtë kanë kursyer kështu një shifër rreth 25 milionë euro, potencialë.


    Lexo postimet e tjera