Mix

Kushte të vështira atmosferike, anullohet gara e Suela Mëhillit

Gara e sllallomit për femra, e vlefshme për Lojërat Olimpike “Pyeongchang 2018”, e planifikuar për t’u zhvilluar sot paradite, është anulluar nga organizatorët. Kushtet e vështira atmosferike, për shkak të erës së fortë, e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të garës, e cila është anulluar. Komisarët e pistës dhe të garës kanë vendosur që gara të zhvillohet më datën 16 shkurt.

Suela Mëhilli është një nga dy sportistët kuqezinj që garojnë në Olimpiadën koreano-jugore, ndërkohë që Erjon Tola do të zbresë në pistë më datat 18 dhe 20 shkurt. Të dy sportistët shqiptarë do të vijojnë edhe gjatë këtyre ditëve përgatitjet, për të qenë gati për konkurrimin.

Më shumë nga Mix