Kombëtarja

Kushtrimi i trajnerit kuqezi: Të vdesim në fushë kundër Spanjës

Pas dy ndeshjeve të para në krye të Shqipërisë, ku mori 4 pikë, Christian Panucci i ka më të qarta gjërat. Ai, madje, mendon edhe për karikimin e publikut dhe lojtarëve. Natyrisht, në fokus të komunikimit të tij me gazetarët ka qenë edhe ndeshja e radhës kualifikuese, që kuqezinjtë tanë do ta luajnë në fushën e Spanjës: “Pamë ndeshjen e Francës me Luksemburgun. A mund të përsëritet dy herë ajo ndeshje? A mund të vije bast 10 euro për Luksemburgun? Askush nuk e bën. Ne duhet të shkojmë në Spanjë për të dhënë gjithçka. Duhet të vdesim në fushë. Nëse kundërshtari do të jetë më i mirë se ne, do t’i japim dorën dhe do të kthehemi në Tiranë. Përsa i përket Italisë, duhet të kemi gjithmonë respekt, por do të bëjmë të pamundurën për të marrë pikët e plota.

Avantazh me ta është se luajmë në Shqipëri dhe se nuk po kalojnë momentin e tyre më të mirë. Unë dua ta ndjej këtë ndjesi brenda lojtarëve, që para se të humbasin të provojnë më të mirën e tyre. Shihja pas ndeshjes, natën, ditën pas dhe mendoja, sepse jam tmerrësisht i sëmurë pas punës time. Në disa aspekte të jetës do të doja të isha ndryshe, por kam aq shumë respekt për veten, për presidentin, për Shqipërinë, për lojtarët, sa mendoj 24 orë në 24 për punën time. Të gjithë i shohim televizor eliminatoret. Ka dy skuadra që janë mbi të tjerat, që luajnë dhe janë më të organizuara se të tjerat, Gjermania dhe Spanja. Të tjerat janë të gjitha skuadra që mundohen të hedhin sa më shumë cilësi në fushë”.

Më shumë nga Kombëtarja