RUSI 2018

Brazili ëahtë favorit në Rusi, por mbetet hapësirë edhe ​​për surpriza

Ndoshta shumica e italianëve shpresonin se ky moment nuk do të kishte ardhur kurrë, por sigurisht kjo nuk ndalet dot. Kupa e Botës, e 21-ta në radhë, filloi në Rusi me një fitore spektakolare të vendasve, pikërisht pa praninë e ekipit kombëtar të Italisë, me të cilën janë tifozë pjesa dërrmuese e shqiptarëve, për arsye e faktorë të shumtë. Një goditje për të gjithë vendin përtej Adriatikut, kryesisht për tifozët e futbollit, por do të duhet që axurrët të shërohen shpejt.

Apeli i këtij Botërori filloi sot, me sfidën midis Rusisë dhe Arabisë Saudite, në orën 17:00. Por, prozhektorët padyshim janë fokusuar te favoritët e mëdhenj për fitoren përfundimtare dhe në përgjithësi për lojtarët më të famshëm, që pritet të “sfilojnë” në skenën ruse.

Eshtë pothuajse e pamundur për të bërë një rrjet të saktë dhe të caktuar, referuar parashikimeve, por pozita e parë duket e paprekshme: Brazili ka gjithçka për të fituar, teksa ka treguar në këto dy vite që të jetë ekipi më i fortë, më kompakt dhe me më shumë talent. Natyrisht, pika e referimit të kombëtares së drejtuar nga Tite pritet të jetë Neymar, ylli 222 milionë eurosh, që është rikuperuar “in extremis” nga një lëndim në kyçin e këmbës, që e mbajti atë larg fushave gjatë pjesës së dytë të sezonit me PSG.

Një hap më poshtë janë me siguri mbajtësit e trofeut, Gjermania, që katër vjet më parë mundi Argjentinën në finale, në Botërorin e Brazilit. Por, kombëtarja e drejtuar nga Joachim Löw duket se nuk është në 100%. Sidoqoftë, të gjithë e dinë: vështirë se gjermanët gabojnë në një Kupë Bote dhe në përgjithësi një garë kaq të rëndësishme.

Duke ardhur përsëri, pak a shumë në të njëjtin nivel, ekipe si Spanja (e cila, megjithatë, ka pësuar goditjen e orëve të fundit me shkarkimin e trajnerit Lopetegui dhe ardhjen e Hierro); Argjentina e yllit ndoshta më të pritur në botë, Leo Messi; Franca e talenteve Mbappé, Pogba dhe Griezmann; Portugalia, që është kampione e Europës dhe ka brenda një “bishë” si Cristiano Ronaldo; Anglia arrin me një modul të ri dhe një “komision” të ri teknik.

Gradualisht, të gjitha ekipet e tjera kombëtare, një total prej 32 të tilla, janë të gatshëm për të dhënë gjithçka në fushë dhe për t’i dhënë një gëzim popullit të tyre. Surprizat e mundshme? Me siguri, Kroacia e talentuar, por edhe Belgjika, Uruguaji, Rusia, Islanda dhe Polonia. Me pak fjalë, do të ketë kënaqësi (nëse nuk mendoni për Italinë).

Një fakt shumë domethënës: do të jetë Botërori i parë i kontrolluar nga VAR. Pra, gjykimi shkon përtej vendimmarrjes në fraksion sekonde të “bluzave të zeza”, çka të bën të mendosh se do të ketë fare pak gabime në këtë drejtim. Teknologjia në fushë me siguri do të ndryshojë shumë dhe, siç ndodhi këtë vit në Itali, po ashtu, VAR-i do t’i ndajë tifozët dhe opinionin publik në gjykime. Sidoqoftë, teknologjia do t’u japë një dorë të madh arbitrave, të cilët tani do të jenë në gjendje të përballojnë “luksin” për të mos vënë re një “Dorë Zoti”…

Kuotat e basteve / Ja favoritët për kryegolashënues të Botërorit të Rusisë

 

Lojtari më i shtrenjtë në çdo ekip të Botërorit, zbuloni emrat

Botërori i Rusisë, ja formacionet e mundshme të 32 kombëtareve

 

Më i vjetri 45 vjeç, njihuni me 32 kapitenët e Botërorit të Rusisë (fotogaleria)

8 rekorde të mëdha të Botërorit; që mund të thyhen në Rusi, këtë verë

Më shumë nga RUSI 2018