Fitnes

Ky është lloji i stërvitjes, që ju ndihmon të jetoni më gjatë

Ky është lloji i stërvitjes, që ju ndihmon të jetoni më gjatë

Çdo lloj ushtrimi është i mirë për shëndetin, por, sipas një studimi të fundit, diçka mjaft specifike dhe jo aq e dëgjuar është shumë e rëndësishme për… zgjatjen e jetës.

Po, besojeni që diçka e tillë mund të bëhet!

Ajo për të cilën po flasim quhet HIIT dhe do të thotë stërvitje në intervale me intensitet shumë të lartë. Saktësisht, ideja është që të mos e mbingarkoni veten për 40-50-60 minuta me radhë, por një herë të provoni diçka të lodhshme, pastaj ta ulni ritmin dhe pastaj të provoni sërish diçka të lodhshme (me fjalë të thjeshta).

Në studimin e publikuar në gazetën “Cell Metabolism”, u mat indeksi i masës trupore dhe ndjeshmëria e insulinës së dy grupeve të njerëzve të moshuar dhe të rinj (18-30 vjeç dhe 65-80 vjeç). Njerëzit u ndanë pastaj në tri grupe për të provuar lloje të ndryshme ushtrimesh.

Një grup bëri HIIT me çiklizëm, një grup bëri ushtrimin e rezistencës duke hequr peshën dhe një grup bëri një kombinim të këtyre të dyjave.  Në fund, u kuptua se të gjitha praktikat e përdorura përmirësuan fizikun e njerëzve dhe rritën ndjeshmërinë e tyre ndaj insulinës. Jo çuditërisht, shpërndarja e forcës në intervale ishte lloji më i mirë i stërvitjes për rritjen e masës së muskujve.

HIIT ka përmirësuar kapacitetin aerobik të meshkujve dhe të femrave. Përfitimi më i madh dhe i kuptueshëm i tij është se zgjat jetën, sepse krijon molekula të energjisë për qelizat dhe shton prodhimin e proteinave në qelizat që janë të rëndësishme për funksionimin normal të trupit, një proces që zakonisht ngadalësohet gjatë plakjes.

Provojeni dhe do të “harroni” të plakeni!

Më shumë nga Fitnes