Connect with us

Lifestyle

Ky veprim i Mesut Ozil bën krenarë të gjithë shqiptarët

Dy futbollistët shqiptarë të Arsenalit, Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka, janë miq shumë të mirë me turko-gjermanin Mesut Ozil. Ata kalojnë thuajse tërë kohën, që janë në klub, së bashku, ndërsa nuk mungojnë edhe darkat e përbashkëta. Sidomos Mustafi me Ozil, që janë edhe bashkëlojtarë të kombëtares gjermane, kampionë botë në vitin 2014, kur triumfuan në Brazil. Së fundi, mesfushori i Arsenalit ia ka plotësuar një dëshirë të madhe Mustafit, duke bërë shqiponjën dykrenare me duar, një simbol që është kthyer në “kryefjalë” të festimeve të çdo sportisti sahqiptar.

Pasi ia ka arritur kësaj gjëje, Shkodran Mustafi e ka postuar fotografinë në faqen e tij zyrtare, në Facebook, ku thuajse ka kapur 1 milionë ndjekës, duke përgëzuar edhe Ozilin për këtë “vepër”. “ Yeah, you know how to do it right Mesut Özil ”, – shkroi Mustafi në statusin përkatës, në gjuhën angleze.

 

Më shumë nga Lifestyle