Champions League

Kylian Mbappe ka vendosur një rekord unik në Champions

Paris Saint-Germain ka fituar 5-0 ndeshjen e parë të Grupit B të Champions League. Francezët nuk janë kursyer kundër Celtic dhe kanë marrë një fitore bindëse në transfertë. Sukses ky që ka ardhur falë treshes së mrekullive Cavani, Neyma dhe Mbappe. Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka vendosur një rekord të ri në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube, një rekord që ka pak mundësi të thyhet në vitet e ardhshme.

Mbappe, në fakt, me golin e realizuar në minutën e 34-t, që ka çuar shifrat në 2-0 për PSG, është bërë adoleshenti i parë në historinë e Champions League që ka shënuar dy gola në këtë kompeticion me dy skuadra të ndryshme. Për këtë arritje ai duhet të falënderoj shokun e tij të sulmit, brazilianin Neymar, i cili i ka dhënë asistin në rastin e golit.

Më shumë nga Champions League