Tenis

Kyrgios fiton për herë të parë në shtëpi, Goerges 3 trofe brenda një muaji

Tenisti australian Nick Kyrgios ka fituar për herë të parë një turne që organizohet në vendlindjen e tij. Numri 18 në botë, i konsideruar si “tenisti rebel”, triumfoi sot në turneun e Brisbane, pasi mundi në finale tenistin amerikan Ryan Harrison me rezultatin 2-0 (6-4, 6-2). Një ndeshje e dominuar nga Kyrgios, që pati epërsi në fushë në të dyja setet dhe nga dita e nesërme do të fitojë edhe një pozicion në renditjen e përgjithshme. Për australianin ky është suksesi 4-t në karrierë.

Tenistja gjermane Julia Goerges

Po sot u mbyll edhe turneu i Auckland, Australi, ku fituese doli tenistja gjermane Julia Goerges, që në finale mposhti danezen Caroline Wozniacki, me rezultatin 2-0 (6-4, 7-6). Tenistja gjermane po kalon një moment të mirë në karrierë, duke konsoliduar vendin e 14-të në renditjen botërore dhe jo vetëm. Ky është sukses i tretë radhazi për të në harkun kohor të një muaji, pasi Goerges pat fituar edhe dy turne në fund të 2017-ës, në Moskë dhe Zhuhai. Për të, në total, ky është titulli i pestë në karrierë.

Më shumë nga Tenis