NBA

Kyrie Irving i premton besnikëri Boston: Rinovim dhe titull

Basketbollisti Kyrie Irving, përmes një interviste televizive, ka konfirmuar se dëshiron të qëndrojë sa më gjatë me skuadrën e Boston Celtics, tek e cila u transferua një vit më parë. Ylli i NBA-së mund të jetë “free agent” (lojtar i lirë) verën e ardhshme, por ai ka deklaruar se dëshiron të rinovojë kontratën, duke qëndruar edhe vitin tjetër.

Kam biseduar me shokët e skuadrës, duke marrë mendimin e tyre se çfarë synojnë. Por edhe me drejtuesit e klubit kam diskutuar për të ardhmemn. Nëse duan që të fitojnë, atëherë do të më kenë gjatë këtu, pasi ideja ime është që të rinovoj kontratën me Celtics në fund të sezonit. Dua të fitoj titullin këtu”, u shpreh Kyrie Irving.

Më shumë nga NBA