Kombëtarja

La Suedinë për Shqipërinë, njihuni me mbrojtësin surprizë të Panuccit

Lojtari surprizë i listës së Christian Panuccit për dy ndeshjet e radhës miqësore është pa dyshim Egzon Binaku. Një emër që ka provuar të veshë edhe fanellën e kombëtares U-21 të Suedisë, por që ka vendosur të marrë pasaportën shqiptare dhe të bëhet pjesë e kuqezinjve.

Kemi të bëjmë me një lojtar difensiv, që luan në krahun e majtë, si rol natyral, por ka provuar të bëjë edhe mbrojtësin e djathtë për nevoja të trajnerit. Ai ka lindur më 27 gusht 1995, është 22 vjeç dhe luan me klubin suedez të Malmö FF.

Djaloshi me origjinë nga Kosova e ka bërë debutimin e tij në “Allsvenskan” (elitën e futbollit suedez) në ndeshjen kundër Halmstads BK, më 4 maj 2015. Ai ka luajtur edhe dy ndeshje me Suedia U-21, ndërsa ka qenë pjesë edhe e kombëtares së 19-vjeçarëve të këtij vendi skandinav.

Në kampionatin e fundit suedez, Binaku është aktivizuar në 10 ndeshje, ose 524 minuta lojë, duke qenë startues në 5 sfida dhe në 5 të tjera ka hyrë si zëvendësues. Kujtojmë se deri tani, “Allsvenskan” ka luajtur 10 javë nga sezoni i ri futbollistik. Më pare, mbrojtësi në fjalë ka qenë pjesë e BK Häcken dhe IFK Åmål, po në Suedi.

 

“Pasaporta”

Emri Egzon Binaku
Datëlindja 27 gusht 1995 (22 vjeç)
Gjatësia 1.82 m
Roli Mbrojtës

Informacion mbi klubin

Skuadra aktuale Malmö FF
Numri fanellës 3

Karrierë me të rinjtë

–2013 IFK Åmål
2014 BK Häcken

Karriera me të rriturit

Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
2015–2017 BK Häcken 43 (1)
2016 → Ljungskile SK (huazim) 1 (1)
2018– Malmö FF 10 (0)

Karriera me kombëtaren

2014 Suedia U-19 1 (0)
2017 Suedia U-21 2 (0)

Më shumë nga Kombëtarja