Kampionati Shqiptar

Laci e nis vitin 2016 pa trajner, dorëhiqet Armando Cungu

Laci, në mënyrë krejt të papritur, po e mbyll vitin 2015 pa trajner. Armando Cungu, bashkë me urimin për vitin e ri, ka njoftuar edhe mbarimin kontratës me kurbinasit. Dicka e cuditshme, po të kemi parasysh se nuk është folur asnjëherë prej tij për një “deadline” në stolin bardhezi, përkundrazi, në fund të ndeshjes me Tërbunin, e fundit për fazën e dytë të Superiores, ka kërkuar “dhurata” nga 2016-ta, përforcime për skuadrën e tij.

Laci, në mënyrë krejt të papritur, po e mbyll vitin 2015 pa trajner. Armando Cungu, bashkë me urimin për vitin e ri, ka njoftuar edhe mbarimin kontratës me kurbinasit. Dicka e cuditshme, po të kemi parasysh se nuk është folur asnjëherë prej tij për një “deadline” në stolin bardhezi, përkundrazi, në fund të ndeshjes me Tërbunin, e fundit për fazën e dytë të Superiores, ka kërkuar “dhurata” nga 2016-ta, përforcime për skuadrën e tij. Kjo tërheqje lë vend për shumë interpretime, për nga mënyra se si vjen, duke e lënë “topin në fushën” e presidentit Pashk Laska, në fakt.

Noga dhe Cungu

Armando Cungu dhe Alban Noga, dy shkodrane me “piketakime” me Lacin

Po ashtu, meqë ditët e para të janarit do të caktohet edhe trajneri i ri i Vllaznisë, nuk është cudi që Cungu të ketë vendosur kandidaturën e tij për këtë pozicion. Ndryshimet e pritshme të kuqeblutë mund të përfshijnë edhe angazhimin e Armando Cungut në një stol tjetër drejtues, pas Kukësit dhe Lacit. Natyrisht, guri i rëndë peshon në vendin e vet, kështu që drejtimi i Vllaznisë së tij të zemrës do të ishte lajm i mirë për krejt shkodranët.

cungu

Armando Cungu, trajneri i dorehequr i Lacit

“E trishtë! Në këto caste, trajneri i Lacit, Armando Cungu, përmes një mesazhi urimi për ndërrimin e viteve ka bërë me dije, ndër të tjera, se ka përfunduar kontratën me ekipin e Lacit. Një dorëheqje, që pezmaton të gjithë mbështetësit e klubit bardhezi. Mbetet ta falënderojmë për suksesin e deritanishëm (një Kupë dhe një Superkupë me Lacin),duke i uruar suksese në karrierë! Faleminderit Mister!” – shkruan shefi i sporteve në Bashkinë e Lacit, Isuf Myrtaj, duke mos e fshehur keqardhjen për këtë “divorc”.

Cungu

Armando Cungu me ndihmesit e vet te Laci

Kujtojmë se Armando Cungu e mori drejtimin e Laçit në gusht të vitit të kaluar, pas shkëlqimit që pati në stolin e Kukësit (2012-2013), duke vendosur edhe një rekord, me 3 ture të kaluara në Ligën e Europës. 42-vjeçari nga Shkodra, i dalë nga futbolli i kryeqendrës së Veriut, por që ka luajtur si futbollist edhe me Teutën dhe Luftëtarin, ka fituar dy trofe me Laçin. Ai fitoi Kupën e Shqipërisë në sezonin e kaluar, ndërsa sezonin aktual e nisi me trofeun e Superkupës, që e fitoi ndaj kampionëve të Skënderbeut.

Cungu-Starova-dhe-Gjici

Armando Cungu debutoi si trajner ne stolin e Kukesit, ku la gjurme te pashlyeshme

Ai e lë Laçin në vendin e gjashtë të Superiores, falë dy fitoreve radhazi në fund të vitit 2015, vetëm 5 pikë larg vendit të tretë. “Vendimin që të largohem nga Laçi e poqa nga disa rrethana, që në gjykimin tim janë cilësore. Do të dëshiroja që largimi im të kontribuonte për një reflektim pozitiv të gjithanshëm”, – thotë Cungu në mesazhin e dorëheqjes së tij.

[total-poll id=129095]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar