Europa League

Laçi kapitullon pa kushte, mundet edhe në shtëpi

Me një performancë të dobët në raundin e dytë, duke pësuar 5 gola dhe mos shënuar asnjë, Laçi ka mbylluar aventurën në Ligën e Europës. Skuadra kurbinase është mposhtur 0-2 në shtëpinë e saj nga Molde, që në ndeshjen e parë kishte fituar 3-0.

Minutat e para të ndeshjes janë me ritëm të kënaqshëm dhe skuadrat tentojnë të dalin përpara me aksione të rrezikshme. Laçi është ai që e kërkon më shumë golin dhe ka aksionet më të rrezikshme, por pa mundur të vërë në vështirësi serioze portierin vendas. Në minutën e 40’ do të vinte momenti deçiziv i pjesës së parë. Marko Radas shkakton faull brenda zonës dhe arbitri akordon penallti në favor të miqëve. Ai që kalon në avantazh norvegjezët është Aursens. Por pas këtij goli, lacianët e humbasin toruan dhe pësojnë edhe golin e dytë. Vetëm 3 minuta më vonë dyfishon avantazhin Strand dhe që nga ky moment ndeshja merr një rrjedhë krejt ndryshe.

Pjesa e dytë është pa shumë histori. Laçi është më sulmues dhe kërkon të shënojë golin e nderit, por nuk ia del. Nga ana tjetër Molde administron ndeshjen dhe në asnjë moment nuk has vështirësi në prapavijën e saj. Deri në fund rezultati mbetet 0-2 dhe në total Laçi humbet me rezultatin e thellë 5-0 përballjen me norvegjezët.

Laçi: Selmani, Radas, Gjoni, Hoxhallari, Fangaj, Lushkja, Eller, Jonuzi, Sefgjini, Kendes, Uzuni.

Trajner: B. Prenga

 

Molde: Linde, Gregersen, Gabrielsen, Forren, Haugen, Sarr, Aursnes, Eikrem, Strand, Chima Chukwu, Mostrom

Trajner: O. G. Solskjaer

Më shumë nga Europa League