Futboll

Laçi, Mërgjyshi: “Respekt të tepruar për Skënderbeun, episodet ndryshuan historinë”

Disfata 3-2 ndaj Skënderbeut ka shënuar debutimin zyrtar në drejtim të kurbinasve për trajnerin e Laçit Artan Mërgjyshi. Ky i fundit pati fatin të shijojë epërsiën e skuadrës së tij, por vetëm provizore, pasi avantazhi i bardhezinjve nuk zgjati më shumë se 6’ minuta, nga kur nisi më pas edhe përmbysja e korçarëve. Në fjalën e tij pas ndeshjes, që shënoi trofeun e parë të humbur, atë të Superkupës së Shqipërisë, trajneri Mërgjyshi shprehu keqardhjen e tij për gabimet e skuadrës, teksa vlerësoi espertizën e Skënderbeut në këto evente.

“Ndjej keqardhje, sepse gjatë pjesës së parë e respektuam më shumë se ç’duhet Skënderbeut. Më pas, shënuam, por episodet ndryshuan historinë e ndeshjes. U zhvillua një ndeshje e bukur në pjesën e dytë. Pati aksione të mira, pati ritëm, mund të kishim edhe një rezultat tjetër, por Skënderbeu mbetet një skuadër eksperte. Ne jemi një skuadër e re, dhe duhet ta shfrytëzonim më mirë këtë energji. Merkato vazhdon, na vjen keq nëse Uzuni largohet, gjithsesi ne duhet të marrim masa dhe të afrojmë lojtarë më me experiencë”, deklaroi trajneri i Laçit, Artan Mërgjyshi.

Më shumë nga Futboll