Kampionati Shqiptar

Laçi merr kosovarin Musaj nga Trepça 89’

Laçi ka bërë goditjen e radhës në merkato, teksa ka zyrtarizuar transferimin e talentit kosovar Drilon Musaj. Kuriozitet, sipas mediave kosovare, përbën fakti se për herë të parë një klub i Shqipërisë ka paguar plot 10 mijë euro për transferimin në kamopionatin shqiptar. Musaj është aktivizuar në radhët e Trepça 89’, që kishte vënë klauzolën për 10 mijë eurosh në rast se ai do të largohej diku tjetër. Ka qenë Laçi ai që ka sakrifikuar për të, duke besuar tek aftësistë e tij.

Musaj ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare dhe me pagë prej 1500 euro në muaj, por kjo pagë mund të shtohet në varësi të premiove dhe bonuseve sipas paraqitjes së tij. Në marrëveshje Musaj ka një klauzolë shumë të mire, sepse në rast se ndonjë skuadër europian e kërkon, atëherë Laçi menjëherë do të lëshojë të largohet, si dhe në rast se brenda vitit ai shitet, atëherë do të përfitojnë edhe Laçi, edhe Trepça 89’, përgjysmë 50%-50%. Musaj ka qenë një ndër lojtarët më të mirë te Trepça 89’ në vitet e fundit, pasi disiplina e tij dhe qetësia në lojë ka bërë që ai të vërehet në fushën e lojës gati në çdo ndeshje.

[total-poll id=64157]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar