Futboll

Laçi, Mezani: “Gabim i përsëritur, pësojmë gola në fillim…!”

Është mundur me rezultatin e thellë 4-0 në transfertë nga Skënderbeu dhe pavarësisht pretendimeve për një gol të anulluar në mënyrë të padrejtë, trajneri i skuadrës së Laçit, Gentian Mezani preferon të mos ndalet shumë në vendimin e arbitrit, por analizon skuadrën e tij dhe arsyet që çuan në këtë disfatë. Sipas trajnerit Mezani, difekti kryesor i skuadrës së Laçit vijon të konfirmohet pësimi i golave që në minutat e para të ndeshjeve, sikurse ka ndodhur në shumë ndeshje më parë, e përsëritur edhe sot përballë Skënderbeut.

“Vazhdojmë të pësojmë gol në minutat e para dhe kjo na vendos shumë në vështirësi. Duhet të mos pësojmë më në minutat e para sepse hyjmë shumë në presion. Pjesën e dytë u munduam të reagonim. Nëse do të kishim shënuar, atëherë loja do të merrte një rrjedhë tjetër. Te skuadra jonë ka shënuar shumica e futbollistëve, çka është një dëshmi se nuk ngelemi peng i ndonjë futbollisti në veçanti, sikurse mund të jetë mungesa e golave të Reginaldos, por në rezultat ndikoi edhe mungesa e Nikës dhe Lushkës. Shpresoj shumë në rikthimin e shpejtë të kontigjentit, që të rigjejmë edhe lojën tonë”, komentoi trajneri i Laçit, Gentian Mezani.

Më shumë nga Futboll