Kampionati Shqiptar

Laçi i shkakton humbjen e parë Skënderbeut, bie edhe Kamza

Kategoria Superiore ka dhuruar edhe dy surpriza të tjera pas asaj të djeshmes, ku Lushnja fitoi në Kukës. Kështu, Skënderbeu, që ishte i pathyeshëm deri në javën e 14-të të këtij sezoni, ka pësuar humbjen e parë. Laçi i ka shkaktuar humbjen e parë ekipit korçar, duke fituar 1-0. Në këtë ndeshje ka vendosur një gol i Uzunit në fillim të pjesës së dytë. Janë përpjekur korçarët, por pa mundur ta barazojnë rezultatin.

Laçi-Skënderbeu 1-0

Uzuni 46′

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Xhixha (Shala 80′), Jonuzi, Lushkja, Kallaku (Smaçi), Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Skënderbeu: Shehi, Taku, Jashanica, Aliti, Mici, Muzaka, Nimaga (Lulaj 64′), Lilaj, Gavazaj, Sahiti (Soue 58′), James (Shkodra 73′). Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Denis Rexha, Alfred Shkreta, Ermal Barushi

Kartonë të verdhë: Rexhinaldo 91′ , Shala 94’/ Mici 71′

Edhe në ndeshjen tjetër kemi surprizë. Luftëtari ka mposhtur Kamzën, duke fituar 1-0. Një ndeshje me emocione deri në sekondën e fundit. Në fund, kur mendohej se ndeshja do të përfundonte pa gola, erdhi goli i miqve më anë të Rrocës. Një gol me shumë vlerë ky për Luftëtatarin, pasi gjendej në zonën e ftohtë të renditjes. Në pjesën më të madhe të ndeshjes, miqtë ishin më kërkues në fushën e lojës, duke kërkuar me ngulm avantazhin. Megjithatë goli i fitores ka ardhur vetëm në minutën e 94, ndërsa Kamza e suprizave ndalet pikërisht në shtëpi.

Kamza-Luftëtari 0-1

Rroca 94’

Kamza: Halilaj, Frashëri, Kuqi, Fushtar, Idrizaj (Neziri 22′), Fukui, Arrabal, Ymeraj, Rezi (Mumajesi 54′), Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu.

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçe. Trajner: Hasan Lika.

Kartonë të verdhë: Raçiç, Neziri, Arrabal / Aleksi

Gjyqtar: Laver Alla

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Kampionati Shqiptar