Futboll

Lajm i keq për Neymar, dënohet nga gjykata braziliane

Lajm i keq për portofolin e Neymar. Një gjykatë e nivelit të dytë në Brazil ka komunikuar vendimin e marrë kundër futbollistit brazilian të Paris Saint-Germain, në formë gjobe në shumën mbi 1 milion dollarë për evazion fiskal nga ana e lojtarit. Vendimi i komunikuar gjatë seancës së të enjtes mbërrin në kuadër të një procesi që në shtator të vitit 2015 kishte çuar në sekuestrimin dhe ngrirjen e shumë të mirave materiale të ‘O Ney’ për një vlerë totlae prej 197,2 milionë reais, pak më shumë se 52 milionë euro.

Sanksioni i vendosur nga gjykatësi i procesit, Carlos Muta përfaqëson 2% të shumës që fisku konteston ndaj Neymar, që hyri në lupën e e drejtësisë braziliane saktësisht dy vite më parë, për mos bindje ndaj detyrimeve të tij qytetare, duke mos paguar detyrimet si person i tatueshëm për periudhën e 2011-2013. Sipas asaj që lexohet në vendim, gjykata ka konsideruar si dashakeqe sjelljen e futbollistit të Paris Siant-Germain, i cili ka krijuar shoqëri të posaçme “ad hoc” për të arkëtuar pjesë të të ardhurave dhe të drejtave të imazhit, me qëllim për të paguar një shumë më të vogël, si person juridik, mes 15% dhe 25%) dhe jo si subjekt fsical, për të cilët parashikohet një taksim prej 27,5%. Në bazë të asaj që lexohet në vendim, Neymar “ka kryer një akt që dhunon dinjitetin e drejtësisë”.

Më shumë nga Futboll