Kombëtarja

Lajm i keq për Sadikun, ja çfarë i ndodh para Real Madridit

Armando Sadiku u transferua këtë javë te Levante, në La Liga. Një hap mjaft pozitiv në karrierën e tij si futbollist, me shpresën se “Ferrari nuk do të rrijë më në garazh”. Por, ndryshe nga pritshmëritë e shqiptarëve, goleadori ynë kuqezi nuk do të debutojë ndaj Real Madridit, në ndeshjen e radhës të kampionatit spanjoll, të cilën Levante do ta luajë në shtëpi, sonte, në orën 20:45. Klubi i tij ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë ballafaqim, në të cilën nuk figuron Sadiku. Dikush mund të thotë se ka fare pak ditë në skuadrën e re, ndaj ka nevojë për t’u përshtaur, mirëpo, një tjetër sulmues, mbërritur 24 orë pas tij te Levante, është “nën armë”, për të sfiduar Cristiano Ronaldon me shokë. Fjala është për Gianpaolo Pazzini. A është ky një sinjal, se sulmuesi ynë do të eklipsohet nga kolegu i vet i njohur italian? A do të vuajë ai qëndrimin në stol, si te Legia në Poloni, në gjysmën e parë të sezonit? Duket shpejt për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve, megjithatë, mbetja jashtë dhe mosaktivizimi asnjë minutë ndaj kampionëve të Spanjës dhe të Europës në fuqi këtë mbrëmje, me siguri që ka lënë të pakënaqur vetë Sadikun, por edhe tifozët shqiptarë. Këta, më poshtë, janë lojtarët e thirrur nga trajneri Muñiz për t’u përballur me Real Madridin:

Më shumë nga Kombëtarja