Futboll

Lajmet nga Anglia e transferojnë Di Maria te Barça

Tregu i blerjeve në këtë merkato vere po dëshmohet gjithmonë e më i vështirë për Barcelonën. Klubi blaugrana ka arkëtuar jo pak por shumën rekord prej 222 milionë euro nga shitja e Neymar, duke patur kështu një thesar të tërë në dispozicion për të shpenzuar në blerje, por kjo, sipas medias spanjolle “Mundo Deportivo” ka shkatërruar gjithçka për objektivat e Barcelonës. Në dijeni të shumës së madhe të arkëtuar, të gjitha klubet të cilat kanë marrë oferta dhe interesimin e Barças për lojtarë të tyre, kanë ngritur pretendimet në nivele stratosferike. Pavarësisht problemeve dhe insistimit të klubeve për të mos lënë të lirë lojtarët e tyre, Dembele dhe Coutinho mbeten dy objektivat kryesorë mbi të cilët Barcelona po vijon të punojë, sikurse konfirmon Robert Fernandez.

Por, procesi shumë i ngadaltë në tratativat me Borussia Dortmund dhe Liverpool për Dembele e Coutinho, ka detyruar drejtuesit e klubit katalanas të punojnë paralelisht edhe për një tjetër opsion, në rast se gjërat nuk përfundojnë suksesshëm për blerjen e francezit dhe brazilianit. Mëngjesin e sotëm, tabloidi prestigjoz britanik, “The Sun” njofton në faqen e parë të tij se Angel Di Maria është shumë pranë ritakimit me Real Madrid, ndonëse tashmë, duke veshur fanellën e rivalit historik të madrilenëve.

Rezultate imazhesh për di maria messi

Me transferimin e Neymar te PSG, rëndësia e argjentinasit në planet e trajnerit Unai Emery është reduktuar. Nga ana tjetër, edhe vetë klubi parizien është i detyruar të shesë me qëllim që të mos thyejë aq të përfolurin Fair Play financiar. Sipas mediave britanike, Barça synon të nënshkruajë sa më parë me argjentinasin dhe Di Maria shumë shpejt mund të bashkohet me kontigjentin blaugrana. Di María është një opsion që është pëlqyer gjithmonë nga Barça. Ai vlerësohet si një futbollist me teknikë të jashtëzakonshme, me eksperiencë dhe premtues, ndonëse tashmë është 29 vjeç. Gjithashtu edhe vetë futbollisti është entuziast për idenë e të luajturit te Barcelona me Messi, të cilin ai e konsideron futbollistin më të mirë në botë. Nuk mohohet fakti që me Di Marian ishin vendosur kontaktet edhe më parë.

Më shumë nga Futboll