Ligue 1

Liverpool siguron sulmuesin francez për 65 milionë euro

Liverpool, pas Fabinho të marrë nga Monaco, ka siguruar një tjetër yll të kampionatit francez.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Lyon, Nabil Fekir, i cili do të transferohet te “Të Kuqtë” për 65 milionë euro.

Lajmi është bërë i ditur nga “L’Equipe”, që ka shkruar se dy klubet kanë arritur marrëveshjen.

24-vjeçari ka realizuar 23 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 40 ndeshjet e luajtura në sezonin e kaluar me Lyon.

Më shumë nga Ligue 1