• Lajmi më i mirë për Muller në 2016? Po përfundon…

    Publikuar: 26 Dec 8:30

    Në kampionat me vështirësi ka shënuar 7 gola gjatë të gjithë vitit kalendarik, më pak se gjysma e atyre të shënuar në vitin 2015. Ka dështuar në Champions League sikurse dhe në Kampionatin Europian. Në vitin 2017, me siguri uron që të rilindë! Nuk do të jetë profesionale, por me siguri Thomas Muller për Vit të Ri do të dehet. Dhe këtë gjë Bayern Munich duhet ta mirëkuptojë. Do të festojë ardhjen e vitit 2017, si kurrë më parë. Në fakt 2016 ka qenë viti më i keq i karrierës së tij. Aq më keq kur mendon se sa mrekullisht u mbylli viti 2015. Deçiziv në ndeshjen e fundit kundër Hannover në transfertë, shkoi me pushime me plot 17 gola të shënuar në Bundesligë, një rekord absolut, por më pas, diku u pengua.

    Rezultate imazhesh për muller euro 2016 finals
    Muller nuk arriti të shënojë asnjë gol në Euro 2016.

    Në vitin 2016, duke nisur nga janari e deri në dhjetor ka shënuar mezi 7 gola në kampionat. Në vitin 2015 nga gushti në dhjetor kishte shënuar saktëisht dyfishin. Por kriza e Muller nuk është e limituar në këto shifra. Në këtë sezon, Thomas ka qëndruar pa shënuar gol në Bundesliga për plot 999 minuta. Një krizë kjo që nisi në rikthimin nga gjysmëfinalja e Champions League. Bayern ishte i angazhuar kundër Atletico Madrid, kryesonte me rezultatin 1-0, kur Thomas dështoi në ekzekutimin e një penalltie. Bavarezët fituan 2-1 por u skualifikuan për shkak të rregullit të golave në transfertë. Kështu, penalltia e Muller rezultoi të ishte fatale dhe deçizive në eleminimin e Bayern Munich. Keq edhe në Europian, gjatë të cilit nuk arriti të shënoi as edhe një gol. E të mendosh që falë golave të shënuar gjatë fazës së parë, prezantohej në Europian si bomberi gjerman më i mirë i Bundesligës.

    Imazh i ngjashëm
    Muller gaboi në penalltinë fatale që eleminoi Bayern Munich në gjysmëfinalen e Champions League.

    Me ardhjen e Ancelottit, gjërat nuk janë përmirësuar. Carletto, me skemën e tij 4-3-3 e ka larguar Muller nga porta kundërshtare. Një tjetër motiv ky pse Thomas qëndroi plot 999 minuta pa shënuar gol në Bundesliga, si kurrë më parë në karrierën e tij. Forma e tij e e keqe e shtyu Ancelottin që ta linte në pankinë Muller në ndeshjen ndaj Leipzig, për kampionat. E qartë edhe deklarata e trajnerit në vigjilje të ndeshjes: “Formacioni nuk do tu pëlqejë të gjithëve, por unë punoj për Bayern, jo për një futbollist apo individ të vetëm”. Por, tashmë, më në fund viti 2016 ka përfunduar për Muller dhe Thomas feston ardhjen e vitit të ri, 2017, si kurrë më parë. Dhe te Bayern askush nuk mund ta qortojë.

    [interaction id=”586170194f601b0929222f73″]


    Lexo postimet e tjera