NBA

Lakers humbasin edhe me LeBron, fitore për Boston, Clippers e Spurs

Aventura e LeBron James të Lakers ka nisur me një humbje, pasi skuadra kaliforniane është mundur 124-107 nga Denver, në miqësoren e parë të këtij sezoni që kanë luajtur mes tyre dy ekipet e NBA-së. “King James” u aktivizua vetëm 15 minuta dhe realizoi vetëm 9 pikë, ndërkohë që dy ditë më parë pat deklaruar se nuk do të luajë.

Fiton skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mundi 110-91 australianët e Sydney Kings (Harris 20 pikë). Një paraqitje të mirë bëri edhe skuadra e Chicago Bulls, që mundi 128-116 New Orleans, ndërkohë që San Antonio mundi 104-100 rivalët e Miami. Një sfidë interesante ishte edhe ajo që nxori fitues Boston, që mundi 115-112 Charlotte, dy ekipe pretendente në Lindje.

Më shumë nga NBA