NBA

Lakers kërkojnë edhe Carmelo Anthony, francezi Tony Parker te Charlotte

Basketbollisti veteran Carmelo Anthony nuk do të luajë më me skuadrën e Oklahomës sezonin e ardhshëm, skuadër ku mbërriti verën e kaluar. Pas vetëm një sezoni, 34-vjeçari ka vendosur të gjejë një skuadër të re dhe në “pole position” për të marrë shërbimet e organizatorit, një prej më të mirëve në NBA janë Miami dhe Lakers. Por duket se kalifornianët janë favoritë, sidomos pas ardhjes së LeBron James, që duket se i beson Anthony, njkë veteran dhe me shumë përvojë në NBA.

Pas 17 sezonesh me skuadrën e San Antonio Spurs, basketbollisti francez Tony Parker ka vendosur që të ndërrojë skuadër. 36-vjeçari do të luajë me Charlotte Bobcats sezonin e ardhshëm, duke nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 10 milionë dollarë. Parker ka mbërritur në NBA në vitin 2001 dhe gjatë këtyre 17 sezoneve ka luajtur vetëm me San Antonio, duke fituar edhe 4 tituj kampionë. Charlotte do të jetë skuadra e tij e dytë në NBA.

Më shumë nga NBA