• Lakers “punësojnë” Bryant për të bindur Paul George

    Publikuar: 17 May 3:15

    Lakers nuk u kanë fshehur asnjëherë dëshirën e tyre për të marrë Paul George sezonin tjetër në NBA dhe e kanë vënë yllin e Indiana pacers, në krye të listës së blerjeve për merkaton e verës së këtij viti. Afrimi i tij duket disi i vështirë, pasi lojtari ka ende një kontratë me Indiana, por shkëmbimi i disa lojtarëve dhe futja në këtë mes e Memphis mund të ndryshojë gjithçka. Për t’i mbushur mendjen basketbollistit në fushë ka zbritur edhe Kobe Bryant, që verën e këtij viti do të stërvitet personalisht me Paul George. Lajm që është konfirmuar nga vetë lojtari i Indianës.

    Paul George me fanellen e Indiana

    E adhuroj Los Anxhelosin, pasi është qyteti im i lindjes dhe më vjen keq që nuk luaj aty. E adhuroj edhe Magic Johnson, është një njeri i jashtëzakonshëm dhe e di që ai synon të më marrë te Lakers”, tha Paul George, një nga lojtarët më të kërkuar në NBA. “Këtë verë do të stërvitem me Kobe dhe do të përpiqem të fitoj shumë nga mentaliteti i tij. Ndoshta ndonjë ditë do të më ndihmojë kur të luaj me Lakers. Unë po stërvitem edhe tani, për të qenë gati kur të nis përgatitjen personale me Bryant”, u shpreh më tej George, ndërkohë që Bryant duket se do të përpiqet t’i mbushë mendjen të luajë me kaliforinanët sezonin e ri.

    [interaction id=”56bb54173c42ab681c62c511″]


    Lexo postimet e tjera