NBA

Lakers rrëmbejnë edhe Rondo, kampionët e Golden State replikojnë me Cousins

Merkato e NBA-së vijon të dhurojë surpriza dhe gjatë mëngjesit janë verifikuar dy blerje të tjera “big”. Skuadra e Lakers vazhdon të dominojë në merkato, duke qenë “mbretëresha” e transferimeve deri më tani. Ekipi kalifornian ka zyrtarizuar blerjen e 32-vjeçarit Rajon Rondo, që sezonin e fundit ka luajtur me New Orleans. Një lojtar me përvojë, kampion i NBA-së 10 vite me parë, që pritet të kapë kontributin e tij në rikthimin e Lakers një ekip pretendent.

Ngaana tjetër, skuadra e Golden State, ka replikuar nga gjithë këto lëvizje të Lakers, duke firmosur një kontratë 1-vjeçare me 27-vjeçarin DeMarcus Cousins,  që ashtu si Rondo ka luajtur me New Orleans sezonin e kaluar. Një basketbollist që ka marrë pjesë 4 herë në “All Star”, i cili do të përfitojë 5,3 milionë dollarë. Për momentin Cousins është i dëmtuar dhe është në afzë rehabilitimi.

Më shumë nga NBA