NBA

Lakers tërheqin fanellat me nr.8 dhe 24 në nder të Kobe Bryant

Drejtuesit e ekipit të Los Anxhelos Lakers kanë vendosur që të tërheqin fanellat me nr.8 dhe 24, të cilat janë mbajtur nga Kobe Bryant gjatë karrierës së tij 20-vjeçare me skuadrën kaliforniane. Basketbollisti ikonë në NBA, u tërhoq nga sporti më 13 prill të 2016-ës, pas 20 vitesh karrierë, të gjitha me fanellën e ekipit kalifornian, ku realizoi 33,643 pikë dhe fitoi 5 tituj kampionë.

Bryant nuk është lojtari i parë që Lakers i kanë tërhequr fanellën, pasi ekipi legjendë në NBA e ka bërë këtë gjest edhe me ikona të tjerë të basketbollit amerikan si Wilt Chamberlain, Jerry West, Kareem Abdul Jabbar, Magic Johnson dhe Shaquille O’Neal.

Kobe Bryant pas ndeshjes se fundit me Lakers

Për ta nderuar, drejtuesit e Lakers vendosën të tërheqin fanellat me nr.8 dhe 24 që janë mbajtur nga Bryant gjatë 20 viteve karrierë edhe pse ky lajm nuk është bërë ende zyrtar. Ceremonia pritet të zhvillohet më 18 dhjetor, ditën kur në stadiumin e “Staples Center”, Lakers do të presin kampionët e Golden State. Në një e-mail që drejtuesit e Lakers u kanë nisur të gjithë fansave që janë të abonuar për të parë ndeshjet brenda, u thuhet që të mos mungojnë në këtë ditë, pasi do të ketë një surprizë speciale.

Më shumë nga NBA