Futboll

Lallana rinovon me Liverpool deri në vitin 2021…

Adam Lallana ka firmosur kontratën e re me Liverpool edhe për katër vitet e ardhshme, nga e cila do të përfitojë 150 mijë paundë në javë. Marrëveshja e re do ta mbajë mesfushorin 28-vjeçar në “Anfield” deri në vitin 2021 dhe ai ndoqi hapat e Philippe Coutinho, i cili firmosi një kontratë të re pesë vjeçare në muajin e kaluar. Lallana e ka konfirmuar veten si pjesë e rëndësishme e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp.

Lallana has established himself as a key player at Liverpool under Jurgen Klopp

Lallana ka shënuar 7 gola në 27 ndeshje të luajtura për Liverpool deri në këtë pikë të sezonit dhe në total ka shënuar 20 gola në 117 ndeshje. Futbollisti i kombëtares së Anglisë u ble në vitin 2014 nga Southampton për 25 milionë euro. Ai ishte i paqëndrueshëm gjatë sezonit të parë në urdhërat e Brendan Rodgers ndërsa ka shkëlqyer me Klopp. “E kujton takimin e parë me Klopp. Ai na tha se donte të ishte shoku jonë, por jo shoku jonë më i mirë. Kështu duhet të jetë,” – tha Lallana.

Lallana has scored seven goals in 27 appearances for Liverpool so far this season

Lallana ka qenë gjithashtu pjesë e rregullt e kombëtares së Anglisë dhe golin e parë zyrtar e shënoi në minutën e fundit të ndeshjes së fituar ndaj Sllovakisë. Deri tani ai ka koleksionuar 29 ndeshje dhe 3 gola me përfaqësuesen e “luanëve”. Liverpool është aktualisht në vendin e pestë të Premier League me 49 pikë në 25 ndeshje. Takimi i radhës do të jetë, të hënën më 27 shkurt, kundër Leicester City.

Më shumë nga Futboll