Futboll

Lamela tregon makthin: Mendova se nuk do të luaja më futboll

Lamela tregon makthin: Mendova se nuk do të luaja më futboll

Erik Lamela e ka përshkruar kohën e kaluar jashtë fushave të lojës, si pasojë e një problemi në shpinë, si vitin më të keq të jetës së tij dhe ka pasur frikë se nuk do të luante më kurrë me Tottenham. Lamela u rikthye në skuadrën e spursave, dy muaj më parë dhe tani është marrë në konsideratë nga trajneri Pochettino edhe për vendin e titullarit. “Ndihem shumë mirë që po luaj sërish futboll,” – tha 25-vjeçari nga Argjentina.

Tottenham mori Lamela nga Roma në vitin 2013 për 40 milionë euro, shifër rekord për klubin londinez në atë kohë. Në verën e ardhshme, ai do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale, por trajneri Pochettino i ka dhënë urdhër drejtuesve të bisedojnë për rinovimin e marrëveshjes

“Sigurisht që mund të luaj më mirë ndeshja pas ndeshje. Ende nuk jam në 100% të mundësive të mia, por ndihem mirë në këtë periudhë. Kam kaluar atë që mund ta konsiderojë pa frikë si viti më i keq i jetës time. Dëmtimi nuk më la të luaja për një kohë shumë të gjatë. Bëra dy operacione dhe mendova më të keqen gjatë kësaj periudhe se nuk do të isha më futbollist i Tottenham, por fatmirësisht u riktheva dhe do të jap maksimumin. Më e keqja kaloi,” – deklaroi Lamela, që mungoi për 400 ditë nga fushat e lojës.

Më shumë nga Futboll