Argetim

Lampard bëhet sërish baba! Historia e trishtë që qëndron pas emrit të vajzës

Mirë se erdhe në jetë, Patricia!

Ish- mesfushori i Anglisë,  Frank Lampard është bërë baba për herë të herë të tretë me një vajzë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: Na lejoni t’ju prezantojmë me vajzën tonë të vogël. Patricia Charlotte Lampard! Jemi kaq të lumtur.

Pas emrit të vogëlushes qëndron një histori sa e bukur aq edhe e trishtë. Patricia, është emri i mamasë së Lampard, e cila është ndarë nga jeta në vitin 2008 në moshën 58-vjeçare pasi vuante nga pneumonia. Në adresë të tij, kanë mbërritur mijëra komente urimi, por njëkohësisht edhe vlerësimi për këtë zgjedhje.

40-vjeçari ka dhe dy fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme me modelen Elen Rivas.

Më shumë nga Argetim