• Lamtumirë Bayern Munich! Alonso njofton këtë javë tërheqjen nga futbolli

    Publikuar: 8 Mar 8:39

    Për momentin janë 17, por shpresa është që të arrijë në 20 brenda datë 3 qershor. Atë ditë do të luhet finalja e Champions League dhe Xabi Alonso shpreson të mund ta luajë dhe të bëhet kampion i Europës me Bayern Munich. Deri më tani, në karrierën e tij mes kombëtares dhe klubeve ai ka fituar plot 17, por mund të përvetësojë edhe tripletën me ekipin bavarez, për të arritur në kuotën e 20 trofeve. Por, më pas mjaft me aq. Pikërisht, sepse Xabi Alonso po mendon të tërhiqet në përfundim të sezonit.

    Rezultate imazhesh për xabi alonso bayern munich

    Sipas asaj që raporton e përditshmjaSport Bild”, Xabi Alonso nuk ka asnjë qëllim që të rinovojë kontratën e tij që skadon në qershor, me kampionët e Bayern Munich, por nuk ka asnjë qëllim as për të luajtur gjëkundi tjetër. Dëshiron pikërisht që të tërhiqet, dhe të nisë të mendojë për të ardhmen, pavarësisht se deri në nëntorin e kaluar, ai dukej i bindur se do të qëndronte te Bayern. “Do të isha shumë i lumtur nëse do të mund të rinovoja. Unë këtu ndihem mirë, njëlloj edhe familja ime. Në Mynih jemi përshtatur të gjithë në mënyrë perfekte”, pat deklaruar Alonso.

    Rezultate imazhesh për xabi alonso bayern munich

    Por, më pas, në janar, nisi të japë sinjale se diçka po ndryshonte. Tani, sipas mediave gjermane, ka vendosur përfundimisht. Brenda javës, Xabi Alonso do të njoftojë tërheqjen e tij. Do të merrte me vete 17 trofe të fituar, deri më sot…me shpresën që në qershor të jenë bërë 20. Vitrina e trofeve të Xabi Alonso është thjeshtë madhështore, me një karrierë të kaluar mes Spanjës, me fanellat e Real Sociedad dhe Real Madrid (14 prezenca edhe me Eibar), Anglisë (Liverpool) dhe Gjermanisë (Bayern Munich). Në nivel klubesh fiton 1 Kupë të Anglisë, 1 Community Shield, 2 Kupa të Spanjës, 1 La Liga, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Bundesliga, 1 Kupë të Gjermanisë dhe 1 Superkupë të Gjermanisë, veç 2 Champions League dhe 2 Superkupa Europa. Por kapitulli i Alonsos nuk është mbyllur këtu. Me përfaqësuesen e Spanjës,Xabi Alonso bën pjesë në atë gjeneratë të fenomenëve që mes viteve 2008-2012 ka triumfuar dy herë në Europian dhe ka ngritur Kupën e Botës në Afrikën e Jugut.


    Lexo postimet e tjera