Seria A

“Largim nga Milani?! S’ka shans, trajner është Gattuso!”

Menaxheri i mbrojtësit zviceran, Ricardo Rodriguez, ka folur për të ardhmen e futbollistit të Milan.

“Ai Ka një kontratë me Milan dhe ndihet shumë mirë në këtë ekip, sidomos tani që ka ardhur trajneri Gattuso, për të cilin ka shumë respekt, – tha Gianluca Di Domenico, për “Radio CRC”.

“Askush në futboll nuk mund të garantojë 100% se nuk do të ndryshojë skuadër, sepse kështu është ky sport, ndonjëherë vendos klubi, por mund të them se po të jetë në dorën e Rodriguez, ai do të vazhdojë karrierën në një klub kaq të rëndësishëm si ai kuqezi,” – përfundoi menaxheri i lojtarit që do të luajë me Zvicrën në Kupën e Botës 2018.

Më shumë nga Seria A