Futboll

Largohet nga Shqipëria, Josa nënshkruan kontratë 1-vjeçare me FC Prishtina

Pasi udhëhoqëi Tiranën, ekipin më të titulluar në Shqipëri drejt rënies në Kategorinë e Parë, duke shënuar rekordin më negativ në historinë e klubit bardheblu, trajneri Mirel Josa ka lidhur sot kontratën e tij 1-vjeçare me klubin e Prishtinës, në kampionatin e Kosovës. Sikurse bën me dije vetë klubi i FC Prishtina, Mirel Josa, ka arritur marrëveshjen me drejtuesit nga Kosova, për një bashkëpunim njëvjeçar me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, i emëruar nga sot në vendin vakant të drejtorit sportiv.

Image may contain: one or more people and outdoor

“Normalisht, kur më është bërë propozimi nga kryetari Ejupi për të ardhur për ta ndihmuar situatën në klubin e Prishtinës dhe për të sjellë një situatë më të mirë për klubin, unë u tregova i gatshëm dhe jo për faktin se isha i lirë, por sepse dua të bëjë një gjë më ndryshe jashtë vendit tim, pavarësisht se brendapërbrenda Shqipërisë jemi. Do të mundohem që me të gjitha mundësitë e mija të ndihmoj komplet klubin në plotësimin e objektivave që ka. Dhe, objektivet m’i bëri të qarta kryetari dhe uroj që punën time të bazoj në sinqeritetin që kemi ndërmjet palëve që gjithçka të ecë sa më mirë duke futur këtu edhe futbollistët dhe stafin teknik, qoftë edhe stafin drejtues të klubit. Nuk do të ndërhyj në punën e trajnerit. Në qoftëse do të kërkojë ndonjë sugjerim do ta ndihmoj, sepse ai e njeh më mirë situatën. Por, duke e pasur një konsensus bashkë në këtë drejtim, atëherë gjithçka do të bëhet në të mirë të klubit”, deklaroi Josa, sikurse citon vetë klubi i FC Prishtina.

 

Më shumë nga Futboll