Bundesliga

Largohet trajneri i Borussia Dortmund…

Trajneri i Borussia Dortmund, Peter Stoeger, tha se humbja 3-1 e pësuar ndaj Hoffenheim, në javën e fundit të kampionatit gjerman, ishte ndeshje e tij e fundit në krye të klubit.

Stoeger tha: “Kjo ishte ndeshja e fundit për mua si trajner i Dortmund. Këtë vendin e kemi marrë bashkë me drejtuesit. Një cikël i ri, që nis nga e para, me një trajner të ri, është më e mira për klubin.”

Stoeger e stabilizoi disi gjendjen e skuadrës kur zëvendësoi Peter Bosz në dhjetor, por përfundoi në qendër të kritikës në koshën e fundit. Që nga muaji shkurt, Bosz nuk arriti asnjëherë dy fitore radhazi. Dortmund arriti të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Champions League (direkt në fazën me grupe) vetëm në saj të golaverazhit më të mirë se Leverkusen.

Pra, Stoeger nuk do të rinovojë kontratën që përfundon në fund të sezonit.

Ish-trajneri i Borussia Moenchengladbach, Lucien Favre, i cili do të largohet nga francezët e Nice në fund të sezonit, është emri më i përfolur për të marrë vendin e tij.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Bundesliga