• Latifi: Na mungon Kupa, por titulli kampion na pëlqen më shumë

    Publikuar: 9 Mar 8:52

    Me pesë golat të realizuar në 24 javë të Kampionatit dhe shumë më shumë asiste në shërbim të ekipit, mesfushori i avancuar i ekipit të Skënderbeut mbetet nga protagonistët kryesorë që po udhëheq kampionët në fuqi drejt objektivit për mbrojtjen e titullit. Kur mbeten edhe tre ndeshje nga përfundimi i fazës së tretë të kampionatit, me ekipin korçar në garë për të dy trofetë kombëtarë, Latifi shfaq ambicien e tij më të madhe, sikurse dhe atë të skuadrës, ndonëse është i bindur që do të luftohet deri në fund për të dy kompeticionet, me shpresën për të triumfuar në të dy kampet. Një deklaratë që publikohet nga vetë klubi korçar vetëm një ditë para përballjes me Tiranën, që është gjithashtu gjysmëfinaliste në Kupën e Shqipërisë, njëlloj si Skënderbeu.

    Rezultate imazhesh për latifi tirana skenderbeu

    “Skënderbeut i mungon Kupa, por do të na pëlqente më shumë titulli kampion. Fakti që jemi në garë për të dy trofetë do të thotë që i synojmë. Ne do të luftojmë deri në fund dhe jam i bindur që do t’ia dalim të triumfojmë në të dy kompeticionet. Këtë e them duke pasur parasysh forcën e ekipit, si dhe punën që bën stafi teknik”, citon profili zyrtari i klubit të Skënderbeut mesfushorin ofensiv të bardhekuqve, Liridon Latifin në vigjilje të përballjes me Tiranën, e vlefshme për javën e 25-të të Kampionatit të Kategorisë Superiore.


    Lexo postimet e tjera