Futboll

“Lazio ishte shumë e madhe për Berishën, nuk do t’i besoja Strakoshës si titullar”

Giorgio Frezzolini, ish-portieri i të rinjve të Lazios, tashmë përgatitës i portierëve të Atalantës, në një intervistë të dhënë për Radio Incontro Olympia, ka folur ndër të tjera edhe për dy portierët e përfaqësueses së Shqipërisë, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha, të cilët respektivisht mbrojnë portën e Atalantës dhe Lazios në Seria A, që të dy titullarë në Itali, dhe të kualifikuar  për në fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Rezultate imazhesh për etrit berisha strakosha

“Berisha ka gjetur në Bergamo dimensionin e tij dhe besimin e duhur, këtu e duan shumë. Mbase Lazio ishte diçka shumë e madhe për atë, ndaj nuk besoj që klubi bardhekaltër duhe të hidhërohet tani që e ka shitur portierin me të drejta të plot ate Atalanta. Këtu ai ka luajtur në vazhdimësi, në një Atalanta për rekord”, deklaroi trajneri i portierëve të ekipit zikaltër nga Bergamo, Giorgio Frezzolini, në lidhje me performancën e Etrit Berishës dhe transferimine tij përfundimtar, nga Lazio te Atalanta.

Rezultate imazhesh për etrit berisha strakosha

“Strakosha? Më ka çuditur. Kishte humbur vendin në Seria B dhe u gjend të luajë titullar te Lazio. Nuk është e lehtë. U paraqit mirë dhe duhet të vazhdojë të punojë, ka marzh të madh përmirësimi. A do t’i besoja vendin e titullarit te Lazio? Varte nga ambiciet e klubit. Sipas meje objektivat e klubit për sezonin e ardhshëm janë të larta, ndaj dhe rruga duhe të jetë e ndryshme, për shembull Perin. Nëse duan të bëjnë një kampionat tranzicioni, atëherë mund të vlerësojnë Strakoshën edhe për sezonin e ardhshëm dhe të kuptojnë nëse është një element i vlefshëm për të ardhmen. Nëse zgjidhet Strakosha si titullar, atëherë nevojitet të lihet i qetë dhe të merret një zëvendësues si Bizzarri”, përfundoi  Frezzolini.

Më shumë nga Futboll