Seria A

Lazio kërkon 80 mln euro, Juventus nuk trembet

Juventus, skuadra kampione e Italisë, po provon të djegë konkurrencën për Sergej Milinkovic-Savic të Lazio-s. Mesfushori serb është kërkuar nga bardhezinjtë në merkaton e verës, por presidenti Lotito e ka blinduar lojtarin dhe nuk ka ndërmend ta shesë para verës së ardhshme, atëherë kur shumë klube të rëndësishme të Europës do të trokasin në derën e klubit bardhekaltër për Sergej.

Siç ka bërë të ditur “Tuttosport”, Milinkovic-Savic është objektivi numër një i Juventus, por ka pak mundësi që Lotito të heqë dorë nga ai për më pak se 80 milionë euro. Bëhet fjalë për një shifër me të vërtetë të rëndësishme, por që nuk e frikëson Juventus-in. klubi bardhezi po e ndjek me vëmendje futbollistin dhe verën e ardhshme synon ta marrë për ta përforcuar mesfushën me një lojtar cilësor, i cili ka cilësi të ndryshme nga gjithë mesfushorët e tjerë të Allegri-t. Pavarësisht kërkesës së lartë të bardhekaltërvem Juventus ka treguar në të kaluarën se është gati të bëjë investime të mëdha.

Sergej Milinkovic-Savic është një mesfushor i datëlindjes 1995-ë, i përmirësuar shumë në dy sezonet e fundit me Lazio-n. Deri në atë pikë, sa në vitet e ardhshme mund të bëhet një futbollist me të vërtetë i rëndësishëm. Ky djalosh ka një fizik të fuqishëm, vrapon shumë dhe është teknik. Gjithashtu, ai mund të mbulojë disa pozicione në mesfushë. Milinkovic-Savic ka një gjuajtje të fuqishme, është i aftë në deprtimet nga mbrapa dhe ka nuhatje për golin.

Më shumë nga Seria A