Merkato

Lazio pranë blerjes së shqiptarit që luan në La Liga

Lazmo raportohet se është shumë pranë blerjes së mbrojtësit të Real Betis Riza Durmisi.

Sipas La Reppublica, gjithçka është kryet tashmë për danezin me origjinë shqiptare dhe kartoni i tij do të kushtojë 7 milionë euro.

24-vjeçari iu bashkua Betis-it nga Brondby në verën e 2016-ës dhe ka shijuar një formë të mirë në 18 muajt e fundit.

Gjithsesi, ai ka humbur vendin e tij në formacion për shkak të talentit Junio Firpo gjatë fazës së dytë të sezonit.

Durmisi ka 23 ndeshje me Danimarkën por nuk është përfshirë në përfaqësuese për Kupën e Botës.

Më shumë nga Merkato