NBA

LeBron i jep fitoren Cleveland në sekondën e fundit, Houston në gjysmëfinale

Fillimisht një bllokim 3 sekonda nga fundi i lojës dhe më pas një gjuajtje e saktë për 3 pikë në momentin që binte sirena nga ana e LeBron James i dhanë fitoren 98-95 skuadrës së Cleveland, që mundi Indianën në çerekfinalen e 5-të të play off-it në Konferencën e Lindjes. Ndeshja po shkonte drejt kohës shtesë, por “mbreti James” bëri të paimagjinueshmen, duke realizuar një kosh nga distanca dhe i dha fitoren ekipit të tij. Në këtë sfidë James realizoi 44 pikë e 10 rebaund dhe tashmë Cleveland udhëheq 3-2 me ndeshje ndaj Indianës.

Rikthehet në avantazh me ndeshje skuadra e Torontos, që mundi 108-98 Washington dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e çerekfinaleve në Lindje. Një ndeshje e ekuilibruar në shumicën e kohës dhe vetëm në 5 minutat e fundit ekipi kanadez u shkëput dhe fitoi falë 32 pikëve të DeRozan. Në Perëndim, skuadra e Houston kualifikohet për në gjysmëfinale pas fitores 122-104 ndaj Minnesota, duke fituar 4-1 serinë e çerekfinaleve. Capela me 26 pikë e Harden me 24 pikë e 12 asist ishin lider në fushë për Rockets, që avancojnë më tej. Shpreson ende për një vend në gjysmëfinale skuadra e Oklahomës, që mundi 107-99 Utah Jazz.

Miqtë nga Utah u shkëputën deri në 25 pikë në çerekun e tretë (Croëder 27 pikë), por nuk e ruajtën dot avantazhin, ndërsa për Oklahomën shkëlqeu i zakonshmie Westbrook me 45 pikë e 15 rebaund, mbështetur edhe nga George me 34 pikë. Tashmë Utah Jazz udhëheq 3-2 serinë e çerekfinaleve.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, 108-98 (3-2 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, (3-2 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, (4-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, 98-95 (3-2 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, 122-104 (4-1 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio, (4-1 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans, (0-4 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, 107-99 (2-3 me ndeshje)


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga NBA