NBA

LeBron James zbulon ëndrrën e tij më të madhe

LeBron James, në pritje për të zbuluar të ardhmen e tij, ka deklaruar sot se cila është ëndrra e tij më e madhe. Në një intervistë të dhënë pas finaleve të play off-it në NBA, ku skuadra e tij e Cleveland u mund 0-4 me ndeshje nga Golden State, ylli i Cavaliers u shpreh se ëndrra e tij më e madhe është që të luajë në NBA së bashku me djalin e tij.

Të luaj së bashku me fjalin tim në një ekip të NBA-së mendoj se do të ishte arritja më e madhe e karrierës time. Të qëndroj në fushë së bashku me djalin tim. Do të ishte realizimi i ëndrrës më të madhe që unë kam si basketbollist” u shpreh LeBron James.

Djali i yllit të NBA-së është 14 vjeç, ndaj LeBron do t’i duhet të presë disi për të bërë ëndrrën realitet. “E kuptoj që është një kohë e gjatë, por pas disa vitesh ai mund të ketë mundësi të luajë në NBA, ndërkohë që unë do të jem në hapat e fundit në këtë kampionat”, deklaroi LeBron, që është kandidat për të marrë trofeun MVP të sezonit të rregullt.

Më shumë nga NBA