NBA

LeBron magjik, mposht i vetëm Indianën, fitojnë edhe Houston e Jazz

Cleveland barazon 1-1 serinë e ndeshjeve çerekfinaleve të play off-it në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Cavaliers fitoi me vështirësi 100-97 ndaj Indianës, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund, të dominuar nga basketbollistët vendës. Një ndeshje fantastike e LeBron James, autor i 46 pikëve 12 rebaund, më i miri në fushë për vendasit, ndërsa për Indianën nuk mjaftuan 22 pikët e Oladipo për të fituar. Por Indiana largohet nga këto dy ndeshje në fushën e Cleveland me një fitore.

Barazim 1-1 edhe në përballjet mes Utah Jazz dhe Oklahomës. Ekipi i Jazz fitoi 102-95 ndaj Thunder, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, sfidë e hapur deri në fund. Mitchell me 28 pikë, Rubio me 22 dhe Favors me 20 bënë diferencën në parket për miqtë, ndërsa për Oklahomën u dallua Westbrook me 19 pikë e 13 asist, por që mbetën për statistikë.

Houston hedh një hap tjetër drejt kualifikimit në gjysmëfinalet e play off-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 102-82 ndaj Minnesotës, duke udhëhequr 2-0 me ndeshje. Sukses i lehtë për ekipin e Rockets, që ishte superior në fushë, ndeshje ku Chris Paul realizoi 27 pikë e Green 21 pikë e 12 rebaund.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, (2-0 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, (2-0 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, (barazim 1-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, 100-97 (barazim 1-1 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, 102-82 (2-0 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio (2-0 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans, (barazim 1-1 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, 95-102 (barazim 1-1 me ndeshje)

Më shumë nga NBA