NBA

LeBron merr dollapin e Kobe Bryant, ka qenë i mbyllur prej 2 vitesh

Pas largimit të Kobe Bryant nga basketbolli dhe nga Lakers dy sezone më parë, askush nuk kishte guxuar që të merrte në dhomat e zhveshjes dollapin që “Black Mamba” pat përdorur për 20 vite. Por kjo tabu tashmë ka rënë, pasi nga sezoni i ri sportiv 2018-2019, në atë vend do të qëndrojë një tjetër ikonë e NBA-së, LeBron James, që këtë verë mbërriti te skuadra kaliforniane.

Lajmin e ka konfirmuar “Bleacher Report”, sipas së cilës LeBron ka vendosur që të marrë dollapin e vjetër të mikut e ish-rivalit të tij Kobe Bryant në stadiumin “Staples Center”, aty ku luan takimet e saj skuadra e Lakers. Një vendim që ka një domethënie të madhe, pasi “King James” kërkon të jetë menjëherë lideri i ri i këtij ekipi, duke udhëhequr Lakers drejt titullit kampion në NBA.

Më shumë nga NBA