Basketboll

LeBron kthehet “mbret”, Houston shpreson ende për finalet

LeBron James tregon edhe një herë se është një “mbret”, ashtu sikurse edhe e quajnë (The King), duke qenë protagonist absolut

Cleveland-Chicago 106-101 (Cleveland udhëheq 3-2 serinë gjysmëfinale)

LeBron James tregon edhe një herë se është një “mbret”, ashtu sikurse edhe e quajnë (The King), duke qenë protagonist absolute në suksesin 106-101 të Cleveland ndaj Chicago, në gjysmëfinalen e pestë të play off-it mes tyre në Konferencën e Lindjes. Një sukses që nxjerr sërish përpara Cavaliers, që udhëheqin 3-2 serinë e ndeshjeve. LeBron realizoi 38 pikë, 12 rebaund e 6 asist në këtë sukses që mban emrin e tij, në një sfidë me luhatje nga të dyja ekipet.

 

james

Foto: LeBron deperton ne mbrojtjen kundershtare

 

Pas avantazhit fillestar të Chicago, loja ndërron kah e Cleveland shkëputet deri në 17 pikë. Por sërish emocione në fund dhe Chicago rikuperon disavantazhin, duke e bërë interesant takimin. Mirë u paraqit edhe Irving me 25 pikë, ndërsa për miqtë nuk mjaftuan 29 pikët e Butler, ndërkohë që u ndie përqindja e dobët e realizimit nga loja, vetëm 32% (Rose realizoi 16 pikë).

 

https://www.youtube.com/watch?v=_DItyOwb6GI

 

Houston-Clippers 124-103 (Clippers udhëheq 3-2 serinë gjysmëfinale)

Clippers humbën sot mundësinë e parë për të shkuar në finale e Konferencës së Perëndimit, teksa u mundën thellë 124-103 nga Houston, që mban ende të gjalla shpresat për në finale. Skuadra teksane tregoi epërsi në fushë përgjatë gjithë takimit, sfidë ku Harden realizoi 26 pikë e 10 asist, Ariza 22 pikë e Howard 20 pikë e 15 rebaund. Një treshe që bëri diferencën, duke udhëhequr skuadrën drejt suksesit e shpresës për të shkuar në finale.

 

houston

Foto: James Harden mes dy lojtareve te Clippers

 

Nga ana tjetër, Clippers, edhe pse humbën ruajnë avantazhin e serisë në këto gjysmëfinale, por tashmë 3-2. Griffin luajti mirë, duke realizuar 30 pikë e 16 rebaund, më i miri në fushë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa Paul realizoi 22 pikë e 10 asist, por që mbetën për statistikë.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ibFEqQ_vF9U

 

[total-poll id=21190]

Më shumë nga Basketboll